Raportohet se superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo dëshiron të transferohet në Barcelonë.
Kjo sipas asaj që ka raportuar “SkySports” thuhet se Ronaldo po dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, përcjell Demokracia.com.
Madje, mediumi në fjalë raporton se gjërat kanë shkuar aq larg sa Ronaldo ka kontaktuar me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.
Thuhet se Ronaldo i kërkuar reprezentuesit spanjoll të flasë me trajnerin, Xavi Hernandez për t’u transferuar në Barcelonë.
Pakënaqësia e Cristiano Ronaldos te Manchester United është parë në ndeshjet e fundit.
Ai u kritikua shumë pas ndeshjes ndaj Neëcastle Unitedit (1:1) për faktin se me të mbaruar ndeshjes shkoi në dhomat e zhveshjes, pa u duartrokitur tifozëve që kishin udhëtuar nga Manchester.
36-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” në verën e këtij viti nga Juventusi. /Demokracia.com/