Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi mund të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij.
Sipas mediumit rumun “Sport.ro”, për lojtarin e Kluzhi interesim konkretka shprehur skuadra e madhe italiane, Bologna, përcjellë KosovaPress.
Gjithnjë sipas këtij raporti, Bolonja ofroi 2 milionë euro në afatin kalimtar veror, por negociatat nuk vazhduan tutje dhe një tjetër tentativë e italianëve pritet në afatin e janarit.
Për Krasniqin, thuhet se Kluzh tani kërkon 5 milionë euro, shifër të cilën edhe Bologna duket e gatshme për ta paguar duke parë rritjen e lojtarit në këta muaj.