Lajme
‘Bollni me cirkuz politik’, Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së
Demokracia
14:38 | 25 Shkurt 2021

Share:

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka lëshuar mbledhjen e këtij institucioni, meqenëse anëtarët filluan të diksutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe sot është shoqëruar me replika të ashpra.

Debati mes anëtarëve të KQZ-së filloi pasi në mbledhje u diskutua për votimet në veri dhe përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Për shkak të këtij debati, ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila kërkoi të mos diskutohet për çështje politike.

“Bollni me cirkuz politik, që po bëni këtu në vazhdimësi. Ju luem çështjet politike diskutoni në parlament. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet. Këtu përfunoj mbledhja. Vazhdoni flisni para mediave”, ka thënë Daka.

Ajo në vazhdimësi gjatë daljes nga salla iu ka drejtuar anëtarëve të KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që me këto veprime politike të dalin me konferencë për shtyp dhe jo në KQZ.

Edhe pasi Daka doli nga salla e mbledhjes, debati mes anëtareve ka vazhduar. Ndërsa, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha se askush nuk mund t’i ndalë ndryshimet e as KQZ.

“Nëse dikush ka thënë se boshnjakët nuk kanë vend në Kuvend, këtë unë nuk e them”, tha Kurteshi. /Demokracia.com/

Të ngjashme