Barazia
“Boll ma”, kërkohet drejtësi për gratë dhe vajzat e vrara
Demokracia
13:30 | 05 Dhjetor 2021

Share:

Dhjetëra gra dhe vajza kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.

Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet realizoi performancën artistike dhe marshin “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.

Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Të ngjashme