Sport
Boksieria kosovare Donjeta Sadiku vazhdon të përgatitet në Bullgari
Demokracia
18:30 | 16 Shkurt 2021

Share:

Njëra nga boksieret më të suksesshme kosovare Donjeta Sadiku, bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi po përgatitet në kampin ndërkombëtar që po mbahet në Bullgari, shkruan Demokracia.com.

Sadiku është duke i bërë përgatitjet e fundit para turneut të madh ndërkombëtare “Strandja 2021”.

Në kategorinë e Donjetës janë paraqitur 26 boksiere, ndër to dhe nënkampionia Olimpike dhe kampionia botërore e evropiane.

Njoftimi pa ndërhyrje i Federatës së Boksit të Kosovës:

Boksierja  Donjeta Sadiku së bashku me selektorin Besim Brahimi nga 15 shkurti gjinden në kampin ndërkombëtare në Sofje të Bullgarisë.

Në kët kamp po marrin pjesë boksieret nga tri kontinente me boksieret më të mira ku nga 22 shkurti do të marrin pjesë në turneun më të madhin në botë “Strandja 2021”.

Në kategorin e Donjetes 60kg.jan paraqitur 26 boksiere nder to dhe nënkampionja Olimpike, kampionja boterore dhe Evropiane.

Do të jetë konkurence e fortë per arsye se të gjitha boksieret do të sprovojnë veten para kualifikimeve Evropiane për L.O.Tokyo 2020 që do të mbahen në Gjermani në muajin prill. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024