Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk do të luajë në një ndeshje miqësore futbollit të enjten, ndërsa bisedimet po vazhdojnë për një revansh me Anthony Joshua.
35-vjeçari do të rreshtohet për skuadrën e nivelit të dytë ukrainas FC Polissya më vonë këtë javë, ndërsa skuadra do të nisë një kamp stërvitor dimëror, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.
Dhe kampioni i unifikuar botëror i peshave të rënda ka punuar me pjesën tjetër të skuadrës, teksa po përmirëson aftësitë e tij në futboll.
Oleksandr Usyk has announced that he is set to play for Ukrainian second division football team FC Polissya in a friendly match on Thursday as part of their winter training camp. He has been training with the side today…
[?️ @Usykaa & FC Polissya] pic.twitter.com/aL9ivy7ttF
— Michael Benson (@MichaelBensonn) February 1, 2022
Usyk mund të shihej duke u përgatitur në dhomën e zhveshjes, duke kërcyer për goditje me kokë dhe duke marrë pjesë në një ndeshje praktike.
Ndryshe, Usyk në ndeshjen e parë me Joshuan e mposhti britanikun në kategorinë e peshave të rënda në boks. /Demokracia.com/