Sport
Boksieri Luar Aliu në kërkim të medaljes në Mal të Zi
Demokracia
10:30 | 19 Shkurt 2021

Share:

Turneu ndërkombëtar i boksit “Adriatic Pearl” vazhdon sot më meçet e radhës, shkruan Demokracia.com.

Kosova po prezantohet me disa boksierë në këtë turne mjaft prestigjioz i cili ka sjellë disa boksierë tejet cilësorë.

Dje boksieri kosovar, Remzo Mustafiç u eliminua duke u mposhtur nga garuesi ukrainas, ndërsa sot radha është për Luar Aliu.

Aliu në çerekfinale do të boksojë kundër kampionit Botëror dhe Europian, nga Rusia, Shendrik Alexey dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë për talentin kosovar.

Duelet fillojnë nga ora 12:00. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024