Sport
Boksieri kosovar, Bajoku fiton në çerekfinale dhe siguron medalje në Lojërat Mesdhetare
Demokracia
21:17 | 29 Qershor 2022

Share:

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku ka fituar ndaj boksieri egjiptian, Essam Amen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Meçi u zhvillua në kuadër të kategorisë -63 kg, aty ku Bajoku ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij, Amen.

Me këtë fitore, Bajoku ka siguruar medalje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Shpëtim Bajoku e fitoi meçin me vendimin e arbitrave. Që të tre arbitrat ishin të pajtimit që Bajoku të fitojë duelin.

Nesër, Shpëtim Bajoku do të luajë në gjysmëfinale ndaj algjerianit, Yahia Abdelli.

Të ngjashme