Sport
Boksieri i njohur botëror konfirmon pensionimin në moshën 42-vjeçare
Demokracia
17:49 | 20 Shtator 2021

Share:

Boksieri me famë botërore, Manny Pacquiao ka bërë të ditur se është larguar përfundimisht nga sporti i boksit.

Pacquiao pak kohë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të Filipineve, përcjell Demokracia.com.

“Karriera ime në boks? Karriera ime në boks tashmë ka përfunduar”, deklaroi ai për Toni Talks.

“Kam qenë në boks për një kohë të gjatë dhe familja ime thotë se është e mjaftueshme”.

Pacquiao ishte për herë të fundit në ring muajin e kaluar kundër Yordenis Ugas të Kubës.

Krenaria e Filipineve siç njihet Pacquiao pësoi një humbje të rëndë. /Demokracia.com

Të ngjashme