Sport
Boksieri i frikshëm Joe Smith Jr e dëshiron rë ring Beterbiev ose Bivolin
Demokracia
17:46 | 03 Shkurt 2021

Share:

Boksieri i njohur amerikan Joe Smith Jr ka deklaruar se dëshira e tij pas duelit me Maxim Vlasov është të boksoj kundër njërit nga dy emrat më të mëdhenj të kategorisë gjysmë të rëndë, Dimitri Bivol ose Artur Beterbiev.

Meçi ndërmjet Smith Jr (26-3-0, 21 KO) dhe Vlasov (45-3-0, 26 KO) do të jetë për titullin e kampionit të botës në versionin WBO, transmeton Demokracia.com

Titulli u la vakant nga Canelo Alvarez. Dueli i tyre do të zhvillohet me 13 shkurt në MGM Las Vegas.

Smith u shpreh në lidhje me meçin duke e konsideruar të  lehtë dhe të kalueshëm dhe se nuk preferon të jetë nënshtruesi në këtë rast por i vjen mirë për faktin se njerëzit kanë filluar ta shohin si pretendues të madh.

Një ndër pyetjet e përzgjedhura që iu bënë Smith ishte se kush ishte luftëtari më i mirë i kategorisë gjysmë të rëndë, ai u shpreh se përveç tij është Bivoli, duke e cilësuar si një luftëtar i shkëlqyeshëm teknik.

Smith foli edhe për përvojën e tij me Andrzej Fonfara të cilin e mundi në atë kohë kur Fonfara ishtë një pretendues shumë i fuqishëm, dhe si duket forcat e përmbledhura dhe vetëbesimi i atij meçi i dha Smithit një shtyrje të madhe, pasi që e nakuatoi në meçin e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme