Sport
Boksieri amerikan nuk njeh limite, mban orë prej 18 milionë dollarëve
Demokracia
09:45 | 28 Dhjetor 2021

Share:

Njëri ndër boksieret më të mirë të të gjithë kohëve, Floyd Mayweather, është njohur si njëri ndër “harxhuesit më të mëdhenj” në botën e sportit, mirëpo me lëvizjen e fundit, ka shkaktuar shok edhe të ato simpatizuesit e tij që janë mësuar me gjëra të tilla.

Ai në mediat sociale u mburr me orën në vlerë prej 18 mln dollarë. Bëhet fjalë për orë unike të prodhuar nga kompania “Jacobs”, e cila ka qindra gurë të çmuar.

“Arrita majat sepse nuk më interesonte asgjë, prandaj pse ta ndryshoj karakterin tim tani. 18 milionë dollarë për një orë”, ka shkruar Meywether.

Boksieri është i bindur se tani askush nuk mund ta kopjojë imazhin e tij, pasi është bërë vetëm një kopje e kësaj ore, e cila ka 313 diamante, si dhe ka edhe një rubin, i cili ia rrit edhe më shumë vlerën orës unike. /Demokracia.com

Të ngjashme