Sport
Boksieri amerikan donte të tregonte se si stërvitet me një qen, u pendua pasi e kafshoi në vendin e sikletshëm
Demokracia
20:45 | 31 Maj 2022

Share:

Boksieri i njohur amerikan, YouTubeeri dhe milioneri, Logan Paul njihet për dashurinë e tij për të kryer ushtrime dhe stërvitje të ndryshme dhe për t’i ndarë ato me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Këtë u përpoq ta bënte edhe këtë herë, por përfundoi keq. Përkatësisht, ai ka dashur të tregojë në profilin e tij në Instagram se si e përdor qenin e tij gjatë stërvitjes në Porto Riko, transmeton Demokracia.com.

Mirëpo, ka ndodhur një aksident, pasi teksa po tërhiqte litarin që mbahej nga nofullat e qenit të tij, vendosi ta kafshojë, jo më pak se në një “vend të sikletshëm”, ndaj menjëherë ra në tokë.

Milioneri bërtiti nga dhimbja, nuk duroi dot dhe u kap vazhdimisht pas vendit të pickimit. E mira është se qeni e ndaloi menjëherë sulmin ndaj tij, ndaj boksieri i pasur përfundoi duke bërë shaka.

Më poshtë mund të shihni pamjet edhe momentin./Demokracia.com/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Logan Paul (@loganpaul)

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024