Një boksier amator i dekoruar nga Kolorado ka vdekur nga lëndimet e rënda të pësuar në një aksident automobilistik, ka zbuluar familja e tij.
Donovan Garcia, 15 vjeç, pësoi lëndime të rënda në kokë pas një aksidenti më 11 janar, sipas familjes, njofton DailyMail, transmeton Demokracia.com.
Mjekët i bënë analizat përfundimtare së fundmi, por ai nuk reagoi dhe u shpall i vdekur javën e kaluar.
Garcia fitoi titullin Doreza të Artë në vitin 2019, si dhe nderimet e kampionit shtetëror të dorezave të argjendta dhe kampionit shtetëror të Lojërave Olimpike për Junior gjatë karrierës së tij./Demokracia.com/