Sport
Boksierët kosovarë Bashkim Bojku e Donjeta Sadiku sot luftojnë për medalje në Bullgari
Demokracia
11:01 | 25 Shkurt 2021

Share:

Boksieri kosovar Bashkim Bojku, sot do të  ngjitet në ring në kërkim të medaljes në turneun ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shkruan Demokracia.com.

Sipas zëdhënësit të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, Bojku në kategorinë deri në 52 kg do të ndeshet me boksierin irlandez, Irvine Brendan.

Një meç të vështirë ka edhe boksierja Donjeta Sadiku, që ballafaqohet me atë nga Kazakistiani, Ibragimova Karina.

Njoftimi i Latif Demollit:

Turneu nderkombëtar “Strandja” Sofia ,Bulgari

Sot  në luftë për medalje në ring do të ngjiten 52kg.Bashkim Bạjoku kunder boksierit Irlandez Irvine Brendan, dhe 60kg.Donjeta Sadiku kunder boksieres nga Kazakistani Ibragimova Karina. /Demokracia.com

Të ngjashme