Sport
Boks, Alvarez bëhet kampion në peshën super të mesme
Demokracia
13:11 | 07 Nëntor 2021

Share:

Superylli i boksit Saul “Canelo” Alvarez ka bërë histori në Las Vegas të shtunën mbrëma duke e mposhtur amerikanin Caleb Plant.

Meksikani Alvarez është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në peshën super të mesme në boks, që kur ka nisur epoka e katër titujve të mëdhenj.

Alvarez 31-vjeçar nokautoi Plantin në raundin e 11-të duke bashkuar të katër titujt e mëdhenj (WBC, WBA, IBF dhe WBO), për më pak se 12 muaj.

Alvarez ia ka shtuar titullin IBF që e mbante Plant, titujve WBC, WBA dhe WBO që i kishte vet ai.

Ai e rrëzoi dy herë Plantin në raundin e 11-të. Ndonëse Plant i ngrit në këmbë edhe pasi u rrëzua për herë të dytë, goditjet kishin bërë të veten.

Alvarez ka thënë se Plant donte të vazhdonte, por edhe ai vet i tha të ndalonte.

“Ai donte të vazhdonte. Unë i thash se nuk është turp. Sigurisht unë triumfova”, ka thënë Alvarez, raporton BBC.

Për Alvarezin 31-vjeçar është fitorja e 57-të në boksin profesionist dhe e 39-ta me nokaut. Ai e ka edhe një humbje e dy barazime.

Plant ndërkohë ka pësuar humbjen e parë në karrierë si profesionist pas 21 fitoreve.

Alvarez ka fituar tituj bote në boks në katër kategori të ndryshme, në atë gjysmë të mesme, të mesme, super të mesme dhe gjysmë të rëndë.

Të ngjashme