Lajme
Bogdanoviqi për vrasjen e Ivanoviqit: Jam i gatshëm për poligraf
Demokracia
14:19 | 20 Prill 2022

Share:

Boban Bogdanoviq i cili pritet të dëshmojë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Prokurorinë serbe për Krim të Organizuar, ka thënë se do të tregojë të gjitha çfarë di para prokurorit, por edhe që do të pranojë të testohet në poligraf për të dëshmuar se po tregon të vërtetën.

Më herët në një intervistë për portalin serb KRIK, Bogdanoviq ka thënë se autor i vrasjes është Ljubomir Lainoviqi, organizator Millan Radoiçiqi ndërsa ka urdhëruar Zvonko Veselinoviqi.

“Unë absolutisht do t’i përsëris të gjitha gjetjet e mia që kam paraqitur”, ka thënë Bogdanoviq.

Ai po ashtu tregon se ka marrë informacione se ministrit serb të Policisë, Aleksandar Vullin, pas konferencës në të cilën e ka fyer, i është ndaluar të vazhdojë të deklarohet për këtë rast.

Bogdanoviq më herët ka theksuar se është kontaktuar edhe nga shërbimet e Kosovës dhe se së shpejti pret thirrje nga Prokuroria e Kosovës.

Ndryshe, sipas portalit serb Nova.rs, avokati i tij ka paraqitur kërkesë në Prokurorinë serbe për Krim të Organizuar dhe ka kërkuar siguri për Bogdanoviqin, pasi siç ka pretenduar ai, i rrezikohet siguria.

Të ngjashme