Sport
Bodo kthehet makth për Romën dhe Mourinhon!
Demokracia
23:04 | 04 Nëntor 2021

Share:

Turpi nuk ka fund te Roma! Pasi u poshtërua në Norvegji përpara 2 javësh, skuadra e Jose Mourinho, e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bodo Glimt me rezultatin 0-1 pasi në fund të 45′ minutave ka ardhur eurogoli i Solbakken, sulmuesit të verdhezinjve.

Jose Mourinho tërbohet, pasi skuadra e tij nuk e ka goditur porten fare dhe vazhdon të jetë apatike.

Ndërkohë, nisin vërshellimat e para nga tribuna, teksa nje tabele me të shkruar 6-1 ka ardhur nga tribuna ku ndodhën norvegjezet… /Demokracia.com

Të ngjashme