Auto&Tech
‘BMW’ regjistron shifrën më të lartë të shitjeve në tremujorin e parë
Demokracia
17:10 | 11 Prill 2021

Share:

‘BMW’ shiti 636 mijë e 606 makina në tre muajt e parë të vitit 2021.

BMW regjistroi tremujorin e saj më të mirë ndonjëherë në Kinë ku shitjet u rritën për 97.3 përqind nga viti në vit në 229 mijë e 748 automjete të shitura të markës BMW dhe Mini gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.

Numri i automjeteve të shitura në Kinë ishte pothuajse aq i lartë sa në Evropë, shkruan Demokracia.com.

Në Azi, prodhuesi gjerman i makinave shiti 286 mijë e 968 automjete BMW dhe Mini, një rritje prej 76.4 përqind nga viti në vit, sipas BMW.

Në Shtetet e Bashkuara, BMW shiti 77 mijë e 718 automjetesh BMW dhe Mini në tre muajt e parë.

Në përgjithësi, BMW dorëzoi gjithsej 636,606 automjete BMW, MINI dhe Rolls-Royce për klientët në tremujorin e parë të 2021-tës, një rritje prej 33.5 përqind nga viti në vit, duke arritur shitjen më të lartë gjatë tremujorit të parë të të gjitha kohërave. /Demokracia.com/

Të ngjashme