ShowBiz
Blogeri varroset i gjallë për 7 ditë rresht, rrjeti i kthehet kundër njëzëri
Demokracia
15:06 | 24 Nëntor 2023

Share:

MrBeast, YouTuber më i ndjekur në botë, mblodhi mbi 300 milionë shikime duke postuar një video në të cilën tregonte një javë të kaluar nën tokë. Në 19 minuta Jimmy Donaldson, ky është emri i tij i vërtetë, u shpjegoi ndjekësve të gjitha detajet e eksperimentit: “Është gjëja më e frikshme që kam bërë ndonjëherë”, tha ai.

Për të qëndruar i varrosur nën tokë për një javë, Donaldson përdori një lloj bunkeri nëntokësor në formë arkivoli të pajisur me të gjitha komoditetet, d.m.th. një sistem ventilimi, ujë, ushqim të konservuar, radio për të komunikuar me jashtë dhe hapësirë.

“Kur jam zgjuar përpiqem të mos mendoj për faktin se jam i bllokuar në këtë arkivol. Por nuk është gjithmonë kështu. Qëllimi, për shëndetin tim mendor, është të fle sa më shumë”, ka rrëfyer ai.

Pasi arriti në ditën e fundit, MrBeast rrëfeu se ishte i emocionuar: “Kur të hap sytë nesër në mëngjes, do të jetë dikush që do të më nxjerrë nga ky arkivol. Nuk e di pse po qaj, por mezi pres të shoh dritën e diellit nesër. Kur të dal do të thonë se kam erë të keqe”.

Pasi doli pastaj u shpreh: “Është e vështirë të përshkruash se si duket dielli pasi nuk e sheh atë për shtatë ditë rresht. Fillova të qaj dhe nuk e di pse. Ia dolëm. Ishte një ide dhe ndjesi e çmendur”, tha ai dhe ashtu mendon dhe rrjeti.

Përveç pyetjes se ku i kreu nevojat personale, një tjetër koment që bashkon shumicën është: Pse luan me vdekjen? Në Gaza fëmijët po vdesin vërtet, disa nga uria, të tjerë nga armët.

Video/ Blogeri varroset i gjallë për 7 ditë rresht, rrjeti i

Por MrBeast nuk është i panjohur për këto lloj përmbajtjesh: për shembull, videoja e tij e xhiruar në Antarktidë, ose ajo në të cilën ai shkatërron një Lamborghini, janë të famshme.

Videot e tij i xhiron në mënyrë profesionale: për këtë sfidë, për shembul u ndoq nga një ekip teknikësh dhe mjekësh ligjorë.

Të ngjashme