ShowBiz
Blogeres i sekuestrohet makina, pasi ndalohet nga policia
Demokracia
20:31 | 14 Prill 2021

Share:

Blogeres ruse, Nastya Ivleeva i është sekuestruar makina Lamborghini.

Blogerja nga Rusia e cila numëron mbi 7 milionë ndjekës në Instagram, Nastya Ivleeva është ndaluar nga policia.

Bukuroshes i është sekuestruar makina Lamborghini, pasi kishte 199 gjoba të papaguara, transmeton Demokracia.com.

Përmes një postimi që ajo ka shpërndarë në rrjete sociale ka thënë se vlera e gjobave ka arritur afërsisht në 260 mijë dollarë.

“Ishte hera e parë në jetën time që më morën makinën. Mezi po pres të paguaj gjobat e ta rimarr”, u shpreh ajo në videon e fundit të postuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme