Lajme
Blloku A5 jashtë funksionit, deputetja e LDK-së: Këta dojnë me i qitë në ‘komë’ ndërmarrjet publike
Demokracia
18:04 | 16 Maj 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit KosovaA ka dalë sërish jashtë funksionit.

Bajrami përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se pushteti “do me i qitë në komë ndërmarrjet publike”.

“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërkohë, kjo është konfirmuar për Nacionalen nga burime të saj.

“Po, ka rënë! Normal që bjen sepse riparimi i kaldajës ka ndodhur nga vetë punëtorët e KEK-ut!” – u shpreh burimi.

Më poshtë, gjeni të plotë postimin e deputetes Bajrami:

Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit

Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike.

Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.

Të ngjashme