Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është bllokuar pjesa e rrugës nga nyja lidhëse e autoudhës nga rrethrrotullimi në Veternik e deri në kyçje të rrugën Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje. Kjo për shkak të një aksidenti.
“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyqje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat I aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit I komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor.”
Policia i ka lutur qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative.
“Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetaret të cilet e shfrytrezojnë këtë segment rrugor, të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës . Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti.”