Lajme
Bllokohet për disa minuta tuneli i Kalimashit, u dogj një veturë
Demokracia
09:41 | 13 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një automjet  që po udhëtonte drejt Tiranës  e që drejtohej nga një shtetas amerikan  me banim në Serbi është përfshire mëngjesin e së  martës nga flakët.

Automjeti ka marrë flakës teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit  të Kalimashit. Pasi ka konstatuar flakët shoferi  ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë e stacionuar pranë tunelit e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, shkruan abcnews.al

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale, ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit korsia e rrugës së Kombit, Kukës-Tunel ka qenë e bllokuar. Aktualisht qarkullimi është kthyet në normalitet dhe është i lirë.

Të ngjashme