Lajme
Bllokat e ndërtimin bien mbi veturë në Klinë, policia jep detaje
Demokracia
18:39 | 21 Maj 2022

Share:

Një paletë e ngarkuar me blloka ka rënë mbi një vetura në Klinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14 ka ndodhur një incident në Klinë në afërsi të restauronit “Guri i Zi”, ku  nga një kamion  i cili i bartte disa blloka ndërtim kanë rrëzuar disa prej tyre dhe si pasojë një veturë ka pësuar dëme të vogla materiale”, tha Gashi.

Gashi tha më tej se nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa sipas tij njësitet policisë janë në vendin e ngjarjes./Demokracia.com/

 

Të ngjashme