Lajme
Bllokada në Kuvend, Osmani: Barrën e paguajnë qytetarët, ka dëmte të shumta
Demokracia
18:27 | 21 Maj 2025

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, referuar bllokadës së madhe në Kuvend të Kosovës, ka thënë se vendit “i shkaktohen shumë dëme” dhe se është “e shqetësuar”.

“Si presidente jam e shqetësim, sepse barrën e vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës. Me mos konstatimin e Kuvendit nuk mund të trafikojmë marrëveshje ndërkombëtare dhe ka edhe dëme të shumta që i mbajmë për shkak të mungesës së Kuvendit të Kosovës.

Besoj se partitë politike në Kuvend shumë shpejt do të arrijnë një marrëveshje për të kaluar situatën e tanishme, sepse sa herë e vendosin vendin si parësor, gjithmonë zgjidhja politike është afër”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme