Lajme
Blinken: Ukraina ka ‘plane gati’ nëse Zelensky vritet
Demokracia
16:57 | 06 Mars 2022

Share:

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Ukraina ka “plane gati” nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vritet nga Rusia gjatë pushtimit.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ekziston ajo që ne do ta quajmë vazhdimësi e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër, dhe më lejoni ta lë me kaq,” tha ai për CBS News.

Blinken tha gjithashtu se SHBA ka parë “raporte shumë të besueshme” të sulmeve ndaj civilëve ukrainas, të cilat potencialisht mund të klasifikohen si krime lufte.

Blinken ka theksuar se raportet që i ka parë ai, janë “shumë kredibile” dhe tregojnë për sulme të qëllimshme, përcjell Demokracia.com.

“SHBA po i dokumenton këto raporte që organizata relevante të hulumtojnë dhe të sigurohen nëse janë kryer krime lufte”, tha ai.

Ndërkohë, Ukraina zyrtarisht ka konfirmuar se mbi dy mijë persona janë vrarë si pasojë e pushtimit nga Rusia. /Demokracia.com/.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024