Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se sot ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Blinken, përmes postimeve në rrjetin social Twitter, ka treguar se gjatë bisedës me Kurtin kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjet drejt integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne theksuam sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë bilateral dhe përpjekjet drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës”, ka shkruar Blinken.
Good call today with Kosovan Prime Minster @albinkurti. We discussed the importance of our bilateral partnership and Kosovo’s efforts toward European and Euro-Atlantic integration. I also thanked him for Kosovo’s unwavering support of Ukraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 11, 2022
Sekretari amerikan gjithashtu ka treguar përmbajtjen e bisedës me presidentin serb, Vuçiq.
“Kisha një bisedë produktive me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ne diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin rajonal. E urova Serbinë për hapjen e ambasadës së re në Uashington D.C.”, ka shkruar Blinken.
Productive call with @predsednikrs Aleksandar Vucic today. We discussed the importance of our bilateral partnership and Serbia’s continued commitment to European integration and regional peace and stability. I also congratulated Serbia on the opening of the new @SRBinUS in D.C.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 11, 2022
Ndërsa, Blinken në njoftimet e tij për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin nuk ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi, këta të fundit [Kurti dhe Vuçiq] në njoftimet e tyre nga ky takim kanë theksuar kërkesën e Sekretarit amerikan për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje me njohjen reciproke.