Lajme
Blinken: Sulmet e Dodikut ndaj lirive në Republikën Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Putinit
Demokracia
20:09 | 29 Mars 2023

Share:

Sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, ka reaguar rreth miratimit të projektligjit të parlamentit të Republika Srpskapër ndryshimin e kodit penal që rifut krimin e shpifjes.

Blinken, në një shkrim në Twitter, tha se me këtë kryetari i Republika Srpska Milorad Dodik tregon se është në rrugën autoritare të Putinit.

“Sulmet e kryetarit Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Të ngjashme