Lajme
Blinken për marrëveshjen në Ohër: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së
Demokracia
23:51 | 19 Mars 2023

Share:

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai i ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e dyja vendeve për në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive”, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje “të parashikueshme dhe paqësore”.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.

“Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

Të ngjashme