Lajme
Blinken paralajmëron se Putini “do të hapë kutinë e Pandorës” 
Demokracia
18:34 | 04 Mars 2022

Share:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Brukseli tha se “aksionet këtu janë shumë reale”.

Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë “nën sulm” pas pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.

“Nëse lejojmë që ato parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë ne do të hapim një kuti të Pandorës në çdo cep të botës që kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri dhe përsëri,” tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu se paqja dhe siguria “do të zhduken” nëse nuk ndërmerren veprime.

Më tej Blinken vlerëson ato që ai i quajti veprimet e shpejta të Bashkimit Evropian, duke thënë se solidariteti i vendeve perëndimore duhet të mbahet derisa lufta të ndalojë./Demokracia.com/

Të ngjashme