Lajme
Blinken e merr në staf, Ned Price tërhiqet si zëdhënës i DASH-it
Demokracia
21:12 | 08 Mars 2023

Share:

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, po tërhiqet nga detyra këtë muaj, njoftoi në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Por, Price do të vazhdojë të punojë drejtpërdrejt për Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.

Ned Price filloi të punojë si zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA më 20 janar 2021.

Blinken tha se Price filloi të mbajë konferencat ditore për shtyp të Departamentit brenda ditëve pas marrjes së rolit dhe ka mbajtur mbi 200 konferencë që atëherë.

“Ned filloi si Zëdhënës më 20 janar 2021. Brenda disa ditësh nga marrja e rolit, ai rivendosi konferencat e përditshme të shtypit të Departamentit, duke u dhënë gazetarëve mundësinë që të bënin rregullisht pyetje të vështira për politikën tonë,” tha Antony Blinken në deklaratën e tij.

“Përgjatë më shumë se 200 konferencave që ka mbajtur që atëherë, ai i ka trajtuar me respekt gazetarët, kolegët dhe këdo tjetër që ndërvepron”, shtoi ai.

Në një deklaratë, Antony Blinken tha: ”Ned i ka kuptuar me vendosmëri politikat që qëndrojnë në themel të mesazheve tona e bënë atë shumë më efektiv në rolin e tij. Në nivel personal, unë kam përfituar vazhdimisht nga këshillat e tij, ashtu si edhe shumë anëtarë të Departamentit. Për fat të mirë, do të jem në gjendje të vazhdoj ta bëj këtë, pasi Ned do të vazhdojë të shërbejë në Departament, duke punuar drejtpërdrejt për mua”, deklaron ai

Të ngjashme
Lajme • 13 Maj 2024