Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të zhvillohej të enjten në Gjenevë, transmeton Demokracia.com.
Blinken tha në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleb se një takim me Lavrov nuk kishte më kuptim “sepse kushti për takimin ishte që pushtimi rus i Ukrainës të mos fillonte, dhe filloi”. /Demokracia.com/