Lajme
Blerta Deliu u kërkon falje të burgosurve në rastin Kumanova
Demokracia
11:30 | 25 Nëntor 2021

Share:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar falje lidhur me deklaratën për Kumanovën, ku mes tjerash tha se kjo është keqinterpretuar qëllimshëm.

Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për asnjë moment nuk e ka quajtur të dënuarin “terrorist”, përcjell Demokracia.com.

“Në asnjë moment nuk i kam cilësuar si terroristë. Më është keqinterpretuar deklarata për të nxitur militantët tuaj. Keni dështuar të qeverisni. Po ju them se keni gabuar tërësisht, e dini mirë se unë i përkas dy familjeve që kanë flijuar shumë. Familjes Kodra dhe Deliu. Kemi plagë që nuk janë mbyllur kurrë. Si është e mundur që unë të kem një mëndim të tillë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, siç kanë tentuar të aludojnë disa nga ju”, ka thënë Deliu.

Ndryshe, deklaratat për Kumanovën u bënë në një përplasje në Kuvend mes Deliut dhe ministres Albulena Haxhiu./Demokracia.com/

Të ngjashme