ShowBiz
Blero: Nëse do vinte partnerja ime do largohesha menjëherë nga këtu
Demokracia
16:20 | 20 Nëntor 2023

Share:

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 janë kthyer ndër personazhet më të komentuara të momentit në media rozë.

Mbrëmjen e kaluar (e diel) ata qëndruar së bashku në oborrin e shtëpisë duke diskutuar për tema të ndryshme, pa munguar debatet me njëri-tjetrin.

Në një moment ata kanë folur edhe për dashurinë, e që nisi nga një koment që Edona James dha duke thënë se ‘dashuria ka vdekur për mua’.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kjo bëri që banorja e re Kaderi të thoshte se ajo e ndjen se Edona do ta takoj një person që do ta bëjë të ndryshoj mendim për dashurinë.

“Do të dal dikush para teje dhe do të t’i dridh këmbët”, u shpreh Kaderi.

Në këtë diskutim ndërhyri edhe këngëtari Blero, i cili madje edhe deklaroi se nëse partnerja e tij do të vinte në BBVK, ai do të ishte në gjendje të largohej nga shtëpia e famshme.

“Unë e di atë ndjenjë, nëse do të vinte nusja ime këtu do të dilja menjëherë, në sekondë, nuk do e llogarisja askënd”, u shpreh Blero.

Të ngjashme