ShowBiz
Blero i dashuruar marrëzisht: Jam 45-vjeçar edhe s’e shpjegoj dot atë që ndjej
Demokracia
16:14 | 12 Nëntor 2023

Share:

Blero Muharremi po shijon prej më shumë se një viti një romancë të re dashurie.

Ai ka folur disa herë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, për partneren e tij të re.

I njëjti në një diskutim së fundmi me banorët e tjerë thotë se është marrëzisht i dashuruar.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur madje thotë se e pyet veten shpesh nëse ka qenë ndonjëherë i dashuruar, pas gjithë kësaj që i ka ndodhur tani.

“A shpjegohet që jam 45 vjeçar dhe tani jam në lidhje me të dashurën time që një vit e diçka. Nuk mundem me i krahasu me asgjë më herët se ndjenjat që i kam për këtë vajzë, është e pashpjegueshme. I tham vetes a e kisha dashur ndonjëherë dikë, realisht është e pashpjegueshme çfarë ndjenje kam”, u shpreh Blero.

Krijuesi i hitit “Fotografia” mes tjerash theksoi: “Se kapi dot ndjenjën që e kam për atë njeri. Nuk di si ta shpjegoj, me bagazhin tim jetësor nuk e di si ta them për ndjenjat që i kam për atë njeri. Krejt bota me u çu kundër, nuk më intereson. Nuk mund ta përshkruaj”.

Lidhja e re e Bleros vjen pas ndarjes nga gruaja e tij, modelja Afrona Dika.

Të ngjashme