ShowBiz
Blero i blen orë me diamant partneres së re për Shën Valentin
Demokracia
19:03 | 14 Shkurt 2024

Share:

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, prej kohësh po shijon një lidhje të re dashurie.

Artisti nuk ka zbuluar identitetin e partneres, ndonëse ka ndarë me fansat disa detaje.

Ai së fundmi me rastin Ditës së të Dashuruarve e ka befasuar me disa dhurata.

I njëjti në InstaStory prezantoi disa pamje, ku shihet një buqetë e madhe me trëndafila, çokollata e po ashtu edhe një orë e shtrenjtë.

“Orë me diamant të vërtetë për diamantin tim”, ka shkruar ai.

Partnerja e re e Bleros me origjinë është shqiptare, por që jeton në Zvicër.

Ai këtë periudhë ka qenë shumë i komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024