ShowBiz
Blero dhe Afrona fshijnë fotot me njëri-tjetrin, pas tre vitesh martesë çifti drejt ndarjes?
Demokracia
14:27 | 19 Maj 2022

Share:

Blero dhe Afrona dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar tri vite më parë.

Ata organizuan ceremoninë e martesës në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Edhe pse të martuar Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, ndërsa në anën tjetër Blero në Kosovë.

Por duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin.

Një detaj që ka ngritur dyshime se çifti janë ndarë, është se dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë që kanë pasur së bashku në rrjete sociale, e madje edhe ato të dasmës së tyre përrallore të vitit 2019.

Janë ndjekësit që në postimet e Afronës i drejtojnë pyetje për Bleron.

Përtej kësaj, ata ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instragram;, por që “pëlqimet” e tyre mungojnë në postimet e tyre të fundit./Lajmi.net/

Të ngjashme