Lajme
Blerja sekrete e armëve nga Serbia, Gjukanoviç: Po armatosen nga vende kundër BE dhe NATO-s
Demokracia
16:51 | 12 Prill 2022

Share:

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka komentuar armatimin e fundit të Serbisë nga Kina.

Ai është shprehur se armatosja po bëhet nga vendet që paraqitën armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike.

“Rrezik i madh është armatosja e Ballkanit. Në përgjithësi kjo na shqetëson. Në këtë rast është tendenca e armatimit të vazhdueshëm të Serbisë nga vendet që shfaqen hapur si armiq të Evropës dhe NATO-s”, ka thënë Gjukanoviç gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai ka kujtuar tentativën për grusht shteti në Malin e Zi gjatë 2016-së, raportoi media Vijesti.

“Kishim vitin 2016, një tentim për grusht shtet, si përpjekje për të ndaluar Malin e Zi të anëtarësohet në NATO”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme