Lajme
Blerja e paqes sociale | Hekuran Murati e pranon, paratë që po i grumbullon qeveria nga taksat po i jep për “ndihma” dhe jo investime
Demokracia
12:21 | 03 Shtator 2022

Share:

Në kohën kur gati i gjithë vendi është në grevë, kryministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur në një konferencë të jashtëzakonshme për media për të prezantuar pakon e re ekonomike për të përballuar inflacionin në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Kurti, ka bllokuar buxhetin e vitit 2022 duke mos e shpërndarë atë për investime kapitale në nivelin qendror apo lokal. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 11% e buxhetit të shtetit, i planifikuar për investime kapitale, është shpenzuar në 6 mujorin e parë të vitit 20222. Këto të dhëna kanë ngritur shqetësimin e ekspertëve të fushës pasi kjo do të thotë blokim të zhvillimit të vendit.

Që nga publikimi i këtyre të dhënave, janë ngritur dyshime se Qevria Kurti po bllokon shpenzimet kapitale me qëllim të shfrytëzimit të buxhetit për ta shpërndarë atë në pako sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e pranoi vetë së paratë që Qeveria i grumbullon nga taksat e qytetarëve po i shpërndan ato për pako të ndryshme “ekonomike”.

“Siç edhe e keni parë, kjo Qeveri çdo cent që e mbledhë nga taksat që paguajnë qytetarët, e kthen te qytetari përsëri. Vetëm se ri-shpërndarja bëhet asisoji që fillimisht prioritet të jenë ata që më së shumti kanë nevojë, në mënyrë që ta përballojmë këtë krizë inflacionare që ka kapluar të gjithë botën”, tha Murati në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti.

Të ngjashme