Sot në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë do të mbahet eventi “Fuqia e vërtetë je ti”, ku gjatë këtij eventi pjesëmarrësit do të njihen më shumë me meditimin.
Me mentoret Blerina Livoreka dhe Franka Ikonomi, gjatë këtij eventi gjithashtu do të informoheni më shumë rreth ligjit të tërheqjes si dhe do të mësoni si të largoni frikat tuaja më të mëdha duke zbuluar anët më të mira të vetes, shkruan Demokracia.com.
“Fuqia e vërtetë je ti” fillon nga ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:00, ku gjithashtu 40 minuta do të keni mundësi të meditoni.
Për detaje më të hollësishme klikoni në linkun KËTU. /Demokracia.com/