Lajme
Blerim Vela emërohet Shef i Stafit të Presidentes
Demokracia
21:42 | 07 Prill 2021

Share:

Blerim Vela është emëruar Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Osmani në një postim në llogarin e saj ‘Facebook’, e cila tha se Vela ka përvojë 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit, përcjell Demokracia.com

Osmani tha se Vela ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vende të ndryshme në Evropën Lindore, Lindjen e Mesme, Azi Qëndrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Njoftimi i plotë:

Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.

Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në  Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2024
Lajme • 24 Prill 2024