ShowBiz
Blerando publikon këngën e re “Jom betu”
Demokracia
19:51 | 08 Shkurt 2024

Share:

Pak ditë pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP, Blerando, ka publikuar këngën e re.

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2 ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e titulluar “Jom betu”.

Blerin Lajçi (emri i vërtetë) e solli këngën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artisti me producim dhe ‘beat’ nga Fleggo.

Për videon në ndërkohë është përkujdesur Lukas Holler.

Foto: Screenshot/YouTube

Blerando mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

I njëjti ishte ndër pretendentët kryesor për të fituar çmimin e madh.

Të ngjashme