ShowBiz
Bledi: Mua më kanë frikë, më diskutojnë edhe në qelitë e burgjeve
Demokracia
22:35 | 14 Shkurt 2023

Share:

Bledi ka vetëm një javë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ani pse lojtar i ri, ai mendon se banorët ia kanë frikën.

Kjo vjen pas një materiali të cilën e ndoqën dhe ai ishte i komentuari në burgun ku ndodhej Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi, pasi u dënuan nga “Vëllau i Madh” për shkak të diskutimit të nominimeve.

Bledi deklaroi sot në prime, se këto diskutime i pëlqejnë pasi banorët kanë frikë prej tij.

“Sot është dita e 7-të për mua. Mua më bëhet qejfi që më diskutojnë dhe në qelitë e burgjeve. Më kanë frikë. Kristin nuk e mendoj lojtar të fortë. Është një korrier i mirë, që herë i çon lajmet si duhet, herë i harron rrugës”, tha Bledi.

Të ngjashme