Ukraina tha mbrëmë se kishte frikë se Bjellorusia, një nga aleatët e vetëm të mbetur të Presidentit rus Vladimir Putin, do t’i bashkohej pushtimit të Rusisë brenda disa orësh.
Disa zyrtar pretendonin se Rusia kishte kryer bastisje në territorin Bjellorusi nga hapësira ajrore ukrainase si një sulm “flamur i rremë” që do të krijonte një pretekst për Minskun për të dërguar forcat tokësore mbi kufi, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.
Megjithatë, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich, ka këmbëngulur sot se vendi nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus – por tha se po dërgonte pesë grupe taktike batalionesh në kufirin e saj me rotacion për të zëvendësuar forcat e vendosura tashmë atje.
“Dua të nënvizoj se transferimi i trupave nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me [ndonjë] përgatitje, dhe veçanërisht jo me pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin special ushtarak në territorin e Ukrainës”, tha ai./Demokracia.com/