Lajme
Bjellorusia dëbon disa diplomatë ukrainas, u jep kohë 72 orë të largohen
Demokracia
18:03 | 23 Mars 2022

Share:

Bjellorusia dëbon disa diplomatë ukrainas, u jep kohë 72 orë

Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusë njoftoi se shumica e diplomatëve ukrainas do të dëbohen nga vendi pasi akuzoi Kievin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Bjellorusia ka vendosur të reduktojë numrin e diplomatëve ukrainas në territorin e saj. Kjo masë synon të ndalojë aktivitetet jodiplomatike të disa anëtarëve të stafit të institucioneve diplomatike të Ukrainës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoli Glaz I cili shtoi se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda 72 orëve.

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko u shpreh se vendime të tilla ndërlikojnë akoma më shumë marrëdhëniet dypalëshe midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Të ngjashme