Para një muaji lajmi për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Spanjë Bashkim Osmanit kishte marrë dhenë.
Mediat gjermane atë e quanin edhe kumbarë të mafisë, duke e ndërlidhur atë me një rrjet ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, transmeton Demokracia.com.
Mirëpo sonte gazeta gjermane “Bild” njoftoi për lirimin e tij.
Që sonte, Bashkim Osmani është i lirë, shkruan Bild.
Përndryshe vëllezërit Osmani me prejardhje nga Gjakova njihen si biznesmenë të mëdhenj në Hamburg të Gjermanisë.
Bizneset e tyre janë të shtrira në të gjitha kontinentet dhe përfshijnë patundshmëri, rrjete hotelesh, ndërtim etj. Forca e tyre ekonomike dhe ndikimi i tyre në ekonomitë e shteteve të ndryshme në botë si dhe suksesi i tyre duket që i ka bërë xheloz edhe vendasit ku ata jetojnë. Kjo duket edhe me faktin që ata edhe më parë kanë qenë nën presionin e akuzave të ndryshme dhe gjithmonë kanë dalur të pafajshëm. /Demokracia.com/