Lajme
Bizneset protestojnë nesër kundër vendimit të ZRrE-së, do të ketë mbyllje të hyrjeve dhe daljeve të Prishtinës
Demokracia
16:09 | 28 Maj 2025

Share:

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të protestojë ditën e enjte, nga filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Protesta vjen për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna tha se nesër është vetëm hapi i parë.

“Do të ketë mbyllje të hyrjeve dhe daljeve të qytetit nga ora 10:00 deri në 12:00 të Prishtinës, si hap i parë për të shprehur pakënaqësitë tona për dalje në tregun e lirë. Jemi munduar t’i japim rrugë dialogut, por nuk kemi hasur. Nesër është hapi i parë, protestat nuk do të ndalen. Shpresojmë të reflektojnë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, me këtë proteste jo vetëm po e mbrojmë biznesin por edhe qytetarët, që të mos ulët standardi jetësor”, u shpreh Rafuna.

Ai po ashtu tha se është krijuar monopol, pasi operon vetëm KEDS.

“Nuk jemi kundër daljes së tregut të lirë, por na duhet një tranzicion, nuk mundemi brenda muaji”, tha ai, duke shtuar se iu nevojitet rreth 1 vit për të bërë përgatitjet e duhura.

Rafuna potencoi se kanë marrë leje nga policia dhe se kjo është protestë vetëm e bizneseve.

Këto do të jenë hyrjet dhe daljet që do të bllokohen.

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani do të bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut

Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të madh te Lakrishtja 

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit

Të ngjashme