Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshpenzim të buxhetit për investime kapitale.
Sipas AKB-së, nga 900 milionë të planifikuara, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shpenzuar më pak se 265 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja ka theksuar se në mungesë të investimeve kapitale, kompanitë janë drejtë falimentimit, ndërsa ka edhe të tjerë që po kalojnë tek vendet e rajonit.
Po ashtu, AKB ka vlerësuar se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik, por se, rritja ekonomike është në rrezik për shkak se qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale.
Postimi i plotë:
Rreth 900 milion Euro për investimet kapitale Qeveria shpenzoi më pak se 265 milion.
AKB-ja vlerëson se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik,por rritja ekonomike është në rrezik pasi Qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale si asnjëherë më parë.
Deri më tani janë shpenzuar vetëm rreth 30% të këtij buxheti,kurse kompanitë ndërtimore infrastrukturore janë disa para falimentimit e disa tjera kanë kaluar në vendet regjionale ku po bartin makinerin e kapitalit.
Rreth 900 milion Euro për investimet kapitale Qeveria shpenzoi më pak se 265 milion.
AKB-ja vlerëson se investimet…
Posted by Aleanca Kosovare e Bizneseve on Sunday, October 22, 2023