Lajme
Bizneset ankohen për ndërprerjen e energjisë elektrike
Demokracia
07:07 | 22 Gusht 2022

Share:

Reduktimet e energjisë po u shkaktojnë probleme prodhuesve në vend. Ata ankohen se po u shkaktohen dëmtime të aparaturave të prodhimit derisa paralajmërojnë se në rast se zgjasin reduktimet, do të jenë të detyruar ta ulin prodhimin dhe numrin e punëtorëve.

Ndërprerjet e ditëve të fundit të energjisë elektrike në vend po iu paraqesin probleme të mëdha prodhuesve në linjat e prodhimit, duke ju shkaktuar probleme në eksport. Madje ata thonë se kjo u shkakton edhe defekte teknike nganjëherë edhe të pariparueshme e me kosto të lartë.

Adil Spahiu, prodhues, tha  për RTK se reduktimet e energjisë elektrike po na shkakton probleme, ngase shkakton procesin e prodhimit, fjala vjen procesin e paketimit të produkteve, etj.

Ndërsa Diro Tivari, prodhues, theksoi se në raste kur ndërprerjes së rrymës ndikon në prishjen e makinerisë prodhuese, pastaj ndikon në vonimin e prodhimit të produkteve tona për t’u plasuar në treg, etj.

Sipas tyre, nëse këto ndërprerje do të vazhdojnë dhe do të shtohet mungesa e furnizimit me energji elektrike ata do të jenë te detyruar ta zvogëlojnë dukshëm numrin e punëtorëve dhe ndoshta do ta pushojnë aktivitetin prodhues për një kohë.

Të ngjashme