Pas një rritje mbresëlënëse të Bitcoin në vitin 2025, investitorët e kriptomonedhave dhe drejtuesit e kësaj industrie pohojnë se ata presin që ajo të arrijë nivele të larta në vitin 2025.
Në dhjetor kriptomonedha kryesore në botë theu pragun e 100 mijë dollarëve, duke vendosur një rekord të ri. Kjo ndodhi pas fitores historike të zgjedhjeve nga Donald Trump – i cili ushtroi një agjendë politike pro kriptomonedhës – në nëntor.
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rritur investimet te kriptomonedhat dhe vëmendjen e investitorëve te Bitcoin.
Nga Trump, drejtues të kësaj industrie dhe analistë financiarë presin që ai të promovojë një mjedis rregullator më të favorshëm për asetet digjitale. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump premtoi të zëvendësojë kryetarin aktual të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, Gary Gensler, i cili ka ndërmarrë veprime ligjore agresive kundër kompanive të ndryshme të kriptomonedhave.
Gensler ka rënë dakord të largohet nga Komisioni i Letrave me Vlerë në vitin 2025. Trump sugjeroi gjithashtu se SHBA mund të krijojë një rezervë strategjike Bitcoin, duke bashkuar fondet që rrjedhin nga konfiskimet prej aktiviteteve kriminale